Bota

Venezuela ka kërkuar dialog me SHBA-në

Ministri i Punëve të Jashtme i Venezuelës, Jorge Arreaza, i bëri thirrje SHBA-ve për dialog dhe propozoi që liderët e të dy vendeve të diskutojnë dallimet e tyre në një terren të përbashkët, raporton Anadolu Agency.

“Pse të mos takohen ata, që të përpiqen të arrijnë një terren të përbashkët dhe të zgjidhin dallimet…”, u shpreh Arreaza në seancën e 40-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara (UNHCR) në Gjenevë, duke iu referuar presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro dhe presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Arreaza tha se vendi i tij që nga nëntori i vitit 2017 është nën një bllokadë të SHBA-ve që ka konfiskuar asete të Venezuelës në vlerë prej 30 miliardë dollarë, veçanërisht të kompanive të naftës.

Ai tha se bankat ndërkombëtare refuzuan të punojnë me Venezuelën dhe se Mbretëria e Bashkuar bllokoi asete në vlerë prej 1.5 miliardë dollarë, ndërsa Belgjika në vlerë prej 1.4 miliardë.

Më tej, ai kërkoi nga UNHCR të ngre zërin kundër bllokadës së imponuar ndaj Venezuelës dhe Kubës, duke theksuar se hapat e tilla e rëndëuan jetën e përditshme të qytetarëve.

Arreaza kritikoi presidentin e përkohshëm të vetëshpallur, Juan Guaido. Ai po ashtu kërkoi nga Michelle Bachelet, komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, të vizitoj Venezuelën.

“Kjo nuk është e pranueshme nga asnjë trup i OKB-së”, tha ai, duke i bërë thirrje komisioneres së OKB-së të vizitoj Venezuelën dhe të dëshmoj efektet negative të bllokadës.

Delegacione nga SHBA, Argjentina, Australia, Kili, Kolumbia, Peru, Kanada dhe Izraeli lëshuan sallën kur Arreaza filloi të fliste.

Delegacionet e mbetura mbështetën kryediplomatin venezuelian me duartrokitje pasi ai mbaroi fjalimin.

Më 23 janar, Guaido deklaroi veten si president të përkohshëm derisa të zhvillohen zgjedhjet e reja dhe ky veprim u njoh nga Australia, Kanadaja, Kolumbia, Peru, Ekuadori, Paraguai, Brazili, Kili, Panama, Argjentina, Kosta Rika dhe SHBA. Po ashtu edhe Parlamenti Evropian njohu Guaido-n.

Turqia, Rusia, Irani, Kuba, Kina dhe Bolivia mbështetën presidentin venezuelian, Nicolas Maduro, i cili u zotua se do të ndërpret lidhjet diplomatike dhe politike me SHBA-të.

Trump nuk përjashtoi ndërhyrjen ushtarake si një mundësi të disa zgjedhjeve që ai mund të përdor për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës.

OPINIONE