Bota

Venezuela: Reagime ndaj kërcënimeve ushtarake të të huajve

Nicolas Maduro Guerra, djali i presidentit të Venezuelës, kërcënoi se do të marrë Shtëpinë e Bardhë me armë, nëse Donald Trump dërgon ushtrinë ne vendin e tij.

Shtëpia e Bardhë e ka dënuar regjimin e presidentit Nicolas Maduro për shkelje të të drejtave të njeriut, diçka që konfirmohet edhe nga më shumë se 120 të vrarët në protesta që prej prillit. I pyetur nga mediat se çdo të bëhet me Venezuelën, Trump tha se atje njerëzit po vuajnë dhe po vdesin, prandaj nuk ka përjashtuar opsionin ushtarak. Kjo shkaktoi reagimin e mjaft politikanëve në Venezuelë, mes të cilëve ra në sy kërcënimi i djalit të Maduro. “Nëse dhunohet atdheu ynë, pushkët do të mbërrijnë në Nju Jork. Z. Trump, ne do të vijmë dhe do të marrim Shtëpinë e Bardhë”, u shpreh Nicolas Maduro Guerra. Administrata Trump vendosi sanksione ndaj Venezuelës pasi presidenti Maduro zëvendësoi Parlamentin e kontrolluar nga opozita me asamblenë e tij kushtetuese. Protestat që prej muajsh vazhdojnë në Venezuela janë ashpërsuar ndjeshëm pas kësaj lëvizje të Maduros, duke zhytur vendin latin gjithnjë e më shumë në kaos./ PT

OPINIONE