Venezuelë – Maduro falënderon Turqinë, Rusinë dhe Kinën për mbështetjen e tyre të fortë

Kryetari i Shtetit të Venezuelës, Nicolas Maduro, ka falënderuar Turqinë, Rusinë dhe Kinën për mbështetjen e ofruar ndaj tij kundër vetëshpalljes së Kryetarit të Kuvendit Kombëtar dhe liderit opozitar, Juan Guaido, si “president i përkohshëm” i vendit.

 

Përmes një mesazhi të publikuar në orët e para të së premtes në median sociale, Nicolas Maduro ka theksuar se Venezuela nuk është vetëm.

“Falënderoj Rusinë, Kinën, Turqinë dhe të gjitha qeveritë dhe popujt e botës për deklaratat e tyre të forta dhe të qëndrueshme në mbështetje të qeverisë së themeluar ligjërisht. Faleminderit për mbështetjen e vendosur. Venezuela nuk është vetëm!”, ka shkruar ai në “Twitter”.

Mitingjet e organizuara nga përkrahësit e opozitës dhe qeverisë venezuelase më 23 janar u hapën rrugë zhvillimeve jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin dhe rajonin e Amerikës Latine.

Gjatë mitingut të opozitës, Kryetari i Kuvendit Kombëtar të Venezuelës, Juan Guaido, qe vetëshpallur “president i përkohshëm” i vendit dhe pa kaluar shumë qe njohur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Kolumbia, Peruja, Ekuadori, Paraguai, Brazili, Kili, Panamaja, Argjentina, Kosta-Rika dhe Guatemala.

Ndërsa Presidenti Nicolas Maduro iu qe drejtuar mijëra qytetarëve nga ballkoni i Pallatit Miraflores, selia presidenciale në kryeqytetin Karakas, ku pati njoftuar ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve me SHBA-në duke u njohur diplomatëve amerikanë 72 orë kohë për t’u larguar nga Venezuela./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne