Venezuelë – Ndalohen 6 të dyshuar për sulm me dronë ndaj Presidentit Maduro

Për rastin e sulmit me dronë me bomba ndaj Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro të ndërmarrë gjatë fjalimit që mbajti në një ceremoni të organizuar në kryeqytetin Karakas, janë ndaluar 6 persona të dyshuar për drejtimin e dronëve.

Ministri i Punëve të Brendshme të Venezuelës, Nestor Luis Reverol deklaroi se njëri nga dy dronët, që ishin të ngarkuar me nga 1kg eksploziv, u neutralizua deri sa ishte duke shkuar në drejtim të foltores, ndërsa droni tjetër shpërtheu pasi u përplas në një godinë.

Reverol bëri të ditur se në lidhje me rastin janë ndaluar 6 të dyshuar për drejtimin e dronëve, ndërsa shtoi se në vazhdim do të mund të ketë edhe arrestime të reja.

Ndaj Presidenti Maduro dje u ndërmor një sulm me dronë me bomba gjatë fjalimit të tij në një ceremoni të organizuar në kryeqytetin Karakas.

Në këtë sulm, ku Maduro shpëtoi pa lëndime, u plagosën 7 ushtarë.

Ndërkaq në fjalimin drejtuar popullit të mbajtur pas sulmit Presidenti Maduro ka thënë se “Kjo ishte një tentativë për të më vrarë, sot ndaj meje u ndërmor një atentat”, ndërsa përgjegjës për këtë sulm mbajti opozitarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që kanë lidhje me Kolumbinë.

Në anën tjetër një grup që veten e quan “Ushtarë të veshur me fanela”, nëpërmjet një postimi të bërë në Twitter, e kishte marrë përsipër përgjegjësinë për sulm./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne