Venezuelë – Nuk pranohet hyrja e parlamentarëve të PE-së të ftuar nga Guaido

6 deputetë anëtarë të Parlamentit Evropian nuk u lejuan të hyjnë në Venezuelë, ku kishin shkuar për t’u takuar me Juan Guaidon, i cili e ka shpallur veten kryetar të përkohshëm të shtetit.

Qeveria venezuelase, anëtarët e Parlamentit Evropian i dërgoi mbrapsht nga aeroporti.

Anëtarët e partive të djathta të Evropës në PE, përkatësisht spanjollët Gonzalez Pons, Gabriel Mato Adrover, Jose Ignacio Salafranca dhe Juan Salafranca, holandezja Esther de Lange dhe portugezi Paulo Rangel shkuan në Venezuelë me ftesë të Juan Guaidos.

Anëtarët e Parlamentit Evropian, të cilëve iu morën pasaportat në Aeroportin “Simon Bolivari”, pasi u lanë të presin për një kohë në aeroport, u dërguan mbrapsht me avionin e Linjave Ajrore Iberia.

Gonzalez Pons në deklaratën e bërë nëpërmjet medias sociale duke shkruar se ishin “delegacioni i parë ndërkombëtar i ftuar nga Kryetari i Shtetit Guaido”, përdori shprehjen: “Sot po dëbohemi, por nesër do të kthehemi në një Venezuelë të lirë”.

Kurse Ministri i Punëve të Jashtme të Venezuelës, Jorge Arreaza tha se qeveria nuk do të pranojë një grup parlamentarësh që vjen në vend me qëllim komploti dhe bëri të ditur se i ka paralajmëruar me anë të kanaleve diplomatike për të evituar provokimet.

Arreaza kërkoi që të respektohet vendi i tij dhe shtoi: “Venezuela nuk do të lejojë që ekstremi i djathtë i Evropës të prishë paqen dhe stabilitetin në vend me një veprimtari tjetër ndërhyrëse të shpifur”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne