Venezuelë – Përfaqësuesit e qeverisë dhe opozitës do të takohen në Barbados

Përfaqësuesit e qeverisë dhe opozitës në Venezuelë këtë javë me ndërmjetësimin e Norvegjisë do të takohen në Barbados.

Në Venezuelë, e cila po përjeton një krizë të madhe politike për muaj dhe që i ka dëshmuar përpjekjeve për grushtet, qeveria e Presidentit Nicolas Maduro dhe përfaqësuesit e Kryetarit të Parlamentit Kombëtar, Juan Guaido, që u vetshpallë president i përkohshëm, do të takohen sërish pas bisedimeve në Norvegji të mbajtura në maj.

Bisedimet e reja, për të cilat palët ende nuk kanë përcaktuar kur do të fillojnë, do të mbahen në Barbados në verilindje të Venezuelës.

Jorge Rodriguez, Zëvendëskryetari përgjegjës për Komunikacion, Turizëm dhe Kulturë në Venezuelë dhe kryenegociatori i qeverisë, në llogarinë e tij në media sociale njoftoi negociatat e reja, të ndërmjetësuar nga Norvegjia, ndërsa shtoi se bisedimet do të zhvillohen në mënyrë të menjëhershme dhe të vazhdueshme.

Ai gjithashtu bëri të ditur se me opozitarët do të bisedojnë për gjetjen e një rrugëdaljeje në përputhje me kushtetutën.

Guaido, i mbështetur nga shumë vende të Amerikës Perëndimore dhe Amerikës Latine, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), për bisedimet që ai i mohoi pak ditë më parë, me një deklaratë të re të bërë nga llogaria e tij në mediat sociale njoftoi se ato do të fillojnë së shpejti.

Guaido, i cili kërkoi mbështetje nga ushtria në çdo rast dhe hodhi firmën në një kryengritje të pasuksesshme ushtarake, tha se “Ne do të takohemi me përfaqësuesit e regjimit uzurpator për të gjetur një dalje negociuese nga diktatura”.

Qeveria e Venezuelës dhe përfaqësuesit e Guaidos u takuan në Norvegji në javën e dytë të majit, takim ky të cilin Guaido e mohoi fillimisht dhe më pas e pranoi./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne