Bota

Venezuelë, përleshje mes të dënuarve dhe policisë, 23 të vdekur

Të paktën 23 të dënuar humbën jetën në një përleshje që ndodhi në një qendër policie në Venezuelë pasi të dënuarit tentuan të arratisen duke sulmuar policët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin venezuelian, të dënuarit që mbaheshin në qendrën policore në periferi të rajonit Portuguesa sulmuan me armët që arritën të merrnin për t’u arratisur.

Si pasojë e konfliktit humbën jetën të paktën 23 persona dhe janë plagosur 19 policë.

Përderisa në lidhje me ngjarjen nuk janë prononcuar autoritetet zyrtare, bëhet e ditur se janë bërë pretendime të ndryshme në lidhje me numrin e të vdekurve dhe vendin e ngjarjes.

Disa media kanë raportuar se konflikti është përjetuar si pasojë e një tentative për kryengritje në një burg dhe se kanë humbur jetën 29 të dënuar./ AA

OPINIONE