Bota

Venezuelë, të paktën 80 të vrarë në trazirat që nga prilli

Prokurorja shtetërore Luisa Ortega Diaz tha se trazira mbrëmë ka patur në qytetin Barquisimeto dhe se me këtë rast katër demonstrues janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur.

Protestat masive kundër qeverisë së presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro kanë vazhduar edhe mbrëmë, kurse në trazirat jetën e kanë humbur edhe katër demonstrues të tjerë. Kështu, bilanci i të vrarëve në protestat të cilat po zgjasin që nga prilli u rrit në 80 njerëz.

Prokurorja shtetërore e Venezuelës Luisa Ortega Diaz ka deklaruar se trazira mbrëmë ka patur në qytetin Barquisimeto dhe se me këtë rast katër demonstrues janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur.

Zyrtarët lokalë thonë se demonstruesit janë vrarë në një sulm të armatosur nga militantët pro-qeveritarë.

Protestat anti-qeveritare në Venezuelë kanë filluar nga mesi i prillit të këtij viti dhe deri më tani në trazirat në rrugët në të gjithë vendin janë vrarë të paktën 80 persona.

Paralelisht me këtë, në kryeqytetin e Venezuelës në Karakas janë mbajtur protesta në mbështetje të presidentit Maduro dhe qeverisë së tij, por mbrëmë edhe këto protestues janë përleshur me policinë, ndërsa nuk ka informacione të sakta për pasoja nga trazirat.

OPINIONE