Kandidatja për presidente në zgjedhjet presidenciale të SHBA në vitin 2016, do të formojë grupin për përballje me programet e presidentit të SHBA.
Sipas uebsajtit informativ “Politico”, Hillary Clinton, ish sekretare e DASH dhe kandidate e Partisë demokratike për presidente të SHBA në zgjedhjet e vitit 2016, do të krijojë grupin politik për sigurimin e financave të organizatave të cilat synojnë rezistencën ndaj programeve të Donald Trump, president i SHBA. Hillary Clinton në javët e fundit ka takuar qytetarët e Uashingtonit dhe Nju Jorkut. Ish sekretarja e DASH ka për qëllim që këtë grup ta quaj “Së bashku përpara”. Hillary Clinton javën e kaluar në një intervistë me kanalin televiziv CNN ka fajësuar FBI për humbjen e saj në zgjedhjet e 8 nëntorit 2016./ PT