Vetëm 22-vjeç, vrasësi i Jurgen Kurtit jetë mes luksit, jahteve e makinave

Olsi Qalliaj, vetëm 22 vjeç është një nga vrasësit e dyshuar me pagesë që ka marrë pjesë në ekzekutimin e Jurgen Kurtit në rrugën “Zef Jubani” më 18 mars.

Së bashku me Elsi Levendin dhe Alesio Berberin, i riu ka shpjeguar në polici edhe mekanizmin si është kryer vrasja, por nuk e kanë zbuluar porositësin.

Ndërkohë nga një vëzhgim i thjeshtë në profilin e 22-vjeçarit në Facebook, kuptohet se ai bënte një jetë të shtrenjtë.

Olsi Qalliaj ka postuar dhjetëra foto ku shihet duke pozuar dhe lëvizur me makina luksoze të markave “Benz” dhe “Range Rover”, ndërsa në dorë mban orë të shtrenjta. Në disa prej fotove 22-vjeçari shihet edhe në jahte e jett-ski në bregdet.

Kujtojmë se vrasja e 26-vjeçarit Jurgen Kurti dyshohet se është kryer me pagesë dhe shuma që do të merrnin autorët është 30 mijë euro.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne