Vetëm këtë vit Gjermania nënshkroi 31 marrëveshje ushtarake me Erdoganin

Gjermania ka miratuar më shumë se 30 marrëveshje në lidhje me industrinë ushtarake me Turqinë në dhjetor dhe janar, thotë një raport i Ministrisë së Ekonomisë gjermane.

Sipas raportit të ministrisë përgaditur për një hetim parlamentar nga ana e politikanit të majtë, Sevim Dagdelen, “nga 18 dhjetori e deri më 24 janar, 2018, 31 leje janë lëshuar për armatim ushtarak në Turqi.”

Qeveria ka thënë se ka miratuar një marrëveshje ushtarake me numra të koduar që mbulojnë zona të bombave, torpedove, raketave, kontrollit të zjarrit, sistemeve mbikqyrëse, automjeteve tokësore, anije, pajisje marinare, pajisje elektronike dhe ajrore si dhe tanke speciale, raporton “DailySabah”

Marrëveshjet ushtarake ndërmjet Turqisë dhe Gjermanisë kanë qenë një burim i tensionit pasi shteti gjerman tha muajin e kaluar se do të ndalojë modernizimin e tankeve Leopard 2.

Ankaraja dhe Berlini kanë pasur në plan që lloji Leopard të modernizohet nga një kompani gjermane e industrisë së mbrojtjes.

Mediat gjermane kanë supozuar se në janar, modernizimi i tankeve mund të shtyjë të ftoh marrëdhëniet mes dyja shteteve. Sipas ligjit gjerman, çdo projekt i industrisë mbrojtëse duhet të miratohet nga kabineti.

Megjithë vështirësitë e pakta në marrëveshjen Leopard 2, u zbulua me raportin e ministrisë gjermane se të dy vendet kanë qenë duke bërë biznes si zakonisht. Së fundmi, Stern, një revistë gjermane, pohoi se kompania gjermane e mbrojtjes Rheinmetall dhe firma turke BMC kishin nënshkruar një marrëveshje më 9 janar në Duseldorf.

“BMC ka thënë se është finalizuar marrëveshja me partnerët gjermanë rreth modernizimit të tankeve Leopard të prodhuar në Gjermani, të cilat tani i takojnë shërbimeve ushtarake turke. Rheinmetall do të furnizojë me teknologji, ndërsa BMC do të ndihmoj për ta vënë në funksion. Qëllimi: Për të mbrojtur më mirë tanket nga plumbat dhe minat,” thuhet në artikullin e publikuar nga Stern

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne