Veteranët e pakënaqur të UÇK-së: Protestë masive kundër qeverisë Haradinaj

Një grup i ish ushtarëve të UÇK-së janë shprehur të irrituar me listat me numër të madh të veteranëve.

Protesta masive do të organizohet të martën nga ora 11:00, në sheshin Skënderbeu me disa kërkesa.

Kërkesa e tyre kryesore është pastrimi i listave të veteranëve. Po ashtu, ata kanë kërkuar që t’i njihet statusi i të gjithë atyre që e kanë çertifikatën Veteran-Invalid. Kjo protestë do të vazhdoj pa ndërprerë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

 

Kujtojmë që lista përbëhet nga 46 mijë veteranë, dhe se Prokuroria e Kosovës ka nisur hetimet në vitin e kaluar për dyshimet, keqpërdorim me statusin e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne