Veterani i UÇK u ndalua në Shqipëri në bazë të urdhër-arrestit serb? Reagon zëdhënësi i Policisë së Shtetit

Kryetari i Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hysni Gucati, deklaroi sot se një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte ndaluar nga Shqipëria në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar në Interpol nga ana e Serbisë.

Por, zëdhënësi i policisë së Shtetit, Gent Mullai i kontaktuar nga “Panorama” thotë se lajmi nuk është i vërtetë, duke mohuar kështu pretendimet shoqatës së veteranëve të Kosovës, sipas të cilave, Veterani i UÇK-së Murtez Kastrati nga Lipjani ishte ndaluar në Shqipëri./panorama

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne