“Vetëvendosje” ngre pikëpyetje mbi nismën e Ramës për rindërtim

Vetëvendosje në Tiranë e sheh me skepticizëm nismën e Ramës për të ngritur një komitet rindërtimi. Një nga krerët e kësaj Lëvizjeje në Tiranë, Boiken Abazi, thotë se nuk ka transparencë.

“Sa është fondi që duhet të ngrejë një organizatë për të qenë pjesë e “Komitetit të Rindërtimit”, që ka nisur qeveria Rama me shoqërinë civile? Apo ka ndonjë kriter tjetër për përzgjedhjen? Po flitet për transparencë në këto momente në TV nga të gjithë aktorët në këtë komitet. A mundet njëri prej tyre të ngrejë tani çështjen e transparencës së kritereve të përzgjedhjes për të qenë pjesë e këtij komiteti?” – shkruan Abazai në Facebook./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne