Vetëvendosje nis mbledhjen firmave për rrëzimin e qeverisë “Hoti”

Lëvizja Vetëvendosje kërkon të rrëzojë Qeverinë e Avdullah Hotit me mocion mosbesimi.

Kështu Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e firmave për shkarkimin e qeverisë.

Në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, tha se “Nga sot Vetëvendosje nis mbledhjen e nënshkrimeve për ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë”.

Ndërsa, deputetja Arbërie Nagavci e quajti qeverinë aktuale jokushtetuese.

“Kjo qeveri është jokushtetuese dhe jo ligjore, ajo e ka dëshmuar tash se është e paaftë për të qeverisur vendin. Kosovës i duhet një Qeveri që deshmoi se mund të qeveriset me duar të pastërta”, tha Nagavci.

Në mars të këtij viti ish- Qeveria “Kurti” u rrëzua me ngritjen e mocionit të mosbesimit pikërisht nga LDK-ja, partneri i saj në qeveri, pas një seri përplasjesh me njëra tjetrën./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne