Vetëvendosje protestë kundër Thaçit më 29 shtator

Lëvizja Vetëvendosje do të protestojë më 29 shtator. Ky fakt është bërë i ditur nga lideri i VV-së në një konferencë për media.

Ai bëri thirrje që qytetarët t’i bashkohen protestës paqësore në Prishtinë.
Lideri i VV-së tha se situata politike në vend është e rëndë dhe sipas tij aventurat personale të presidentit Hashim Thaçi, duhet ndalur.

“Presidenti i vendit shënon mbështetjen më të vogël nga qytetarët e Kosovës. Ky president nuk ka legjitimitet në vend. Vetëvendosje thërret protestë paqësore në Prishtinë më 29 shtator, ditë e shtunë, në ora 14:00. I kemi institucionet e shtetit të kapur. Anëtarët e të gjitha partive dhe OJQ-ve të bashkohen në protestë. Pazaret e Thaçit dhe Vuçiçit nuk duhet t’i paguajmë ne”, tha lideri i LVV-së, Albin Kurti.
Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne