Vetëvendosje shtron iftar me drejtuesit e Bashkësisë Islame

Lëvizja Vetëvendosje ka shtruar iftar për drejtuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i VV-së, Albin Kurti, përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”.

Postimi i Kurtit:

“Sonte në Prishtinë kemi mirëpritur me kënaqësi për iftar kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Myftiun Naim Tërnava, me bashkëpunëtorët e tij: Ajni Sinani, Resul Rexhepi, Sabri Bajgora, Ahmet Sadriu, Fahrush Rexhepi, Besim Mehmeti, Ekrem Simnica, Vedat Sahiti dhe Islam Hasani.
Bashkë me Glauk Konjufcën, Vlora Haxhimehmedin, Arben Vitinë, Edona Bajramin, Ajet Poterën dhe Eman Rrahmanin, bashkëbiseduam miqësisht me Myftiun Tërnava dhe udhëheqjen e BIK-ut, për kontributin e Medresesë gjatë okupimit dhe luftës çlirimtare në organizimet politike dhe shoqërore, për gjendjen e sotme të qytetarëve tanë dhe nevojën për drejtësi e solidaritet etj.”, ka shkruar Kurti.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne