‘Vetingu, ilaç gjarpërinjsh’/ Rama dhe Basha replika në Facebook për gjyqtarin Dvorani

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha kanë replikuar në rrjetet sociale për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani,  i cili pak ditë më parë kaloi Vettingun. Opozita përmes deputetit Strazimiri akuzoi sërish sot se gjyqtari kaloi Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, pasi është marrë në mbrojtjen e Ramës, pasi ka ndihmuar vëllanë e Fatmir Xhafës, Agron Xhafën.

Ardian Dvorani gjyqtari simbol i drejtësisë së kalbur nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar, i konfirmuar në detyrë nga organet e vettingut, është marrë nën mbrojtje publike nga tutori i tij Edi Rama për të kaluar në heshtje faktet që provojnë se ai duhet të ishte shkarkuar nga detyra.

A ka qenë Ardian Dvorani ndërmjetësi i Agron Xhafajt me anëtarët e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për të vendosur mosekstradimin në Itali të Gramoz Murataj, anëtarit të bandës së Agron Xhafajt, i dënuar bashkërisht me të për trafik ndërkombëtar droge?

 

Gent Strazimiri (Deklarata e plote)

Ndërkohë që akuzave nga PD, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur me një status në rrjetet sociale. Shefi i qeverisë thotë se Vetingu është si ilaç gjarpërinjsh, ndërsa opozita ka dalë me libër shtëpie kundër tij.

Vetingu si ilaç gjarpërinjsh dhe opozita me libër shtëpie kundër Vetingut si Fronti i dikurshëm Demokratik i lagjes! Në vend të Letrave Anonime janë shpifjet dixhitale të Saliut. Në vend të Këndit të Fletërrufeve janë recituesit e Lulit. Në vend të kryetarit është vetë Luli

 

Edi Rama

Por nuk ka vonuar përgjigja e Bashës, e cila ka qenë e menjëhershme, ndërsa statusin me akuzat për Ramën dhe Dvoranin i shoqëron me një foto me gjarpërinj si përgjigje për kryeministrin.

Gjëagjëzë Edvingu: Kush i lidh e i mban bashkë:
një trafikant të dënuar droge me vëllain Ministër të Brendshëm PLUS
një gjyqtar që e shpëton nga ekstradimi ortakun e trafikantit të drogës PLUS
komisionerët e vettingut që e shpallin këtë gjyqtar të përshtatshëm për të vazhduar detyrën?!
Kush gjen përgjigjen e saktë, fiton Toyota Yaris.

 

Lulzim Basha



Burimi: Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne