Shqiperia Sociale

Vetingu, nisin dorëheqjet/ Kreu i shoqates: Policet jane te stresuar, vetëm 10% e tyre plotesuan formularet

Kur duhet edhe 10 ditë nga dorëzimi i formularëve të vetëdeklarimit për vettingun në radhët e policisë, vetëm 10 % e tyre i kanë dorëzuar ato. Sipas kreut të sindikatës së punonjëseve të policisë, pritet që të largohen edhe shumë punonjës të cilët kanë mbushur moshën 47 vjeç, pasi përfitojnë pensionin suplementar. Sadedin Fishta thotë se “ne parashikojmë që deri më datën 30 prill të largohen me kërkesë të tyre deri 15% e punënonjësve të policisë. Pjesa më e madhe me moshë mbi 47 vjeç që përfitojnë pensionin suplementar.

Ndërsa për rastin e Fierit, ku efektivi Kastriot Fafaj vrau veten, ai tha se “vetingu ka çuar në ekstrem gjendjen e tij psikologjike. Kjo është përgjegjësi kolektive e institucionit, shtetit e jona që ne duhet t’i trajtojmë punonjëist epolicisë me dinjitet”.

Aktualisht janë larguar nga radhët e policisë rreth 300 efektivë, ku Tirana mban numrin numrin më të lartë me 70 të dorëhequr. ABC News u interesua pranë Minsitrisë së Brendshme lidhur me këtë pretendim të sindikatës, por përgjigja zyrtare ishte se pas datës 5 maj do të ketë edhe shifra të detajuar se sa efektiv nuk pranuan të jenë pjesë e vetingut.

OPINIONE

INTERVISTA