Shqiperia

Vetingu për prokurorin Besnik Muçi: Nuk delaroi tokën dhe godinën në Pogradec

Për Prokurorin Besnik Muçi, janë kryer verifikime në tre shtyllat kryesorë të Vettingut, pasuria, integriteti moral dhe aftësitë profesionale. Sipas relatorit të seancës ILDKPKI ka deklaruar në raportin e saj se Muçi është ne rregull nga ana e pasurisë me deklarimet periodike.

Sipas KPK-së pasuritë e Muçit: Tokë 366 metra katror marrë nga shteti 91’ në Pogradec. Tokë bujqësore përsëri në Pogradec.

Po ashtu disponon një apartament 57 metra katrorë në Tiranë, që e ka blerë 2006 për 1.1 milion lekë. Kursime nga rroga dhe emigracioni në Greqi. Po ashtu KPK shton se prokurori ka dhe hua.

Në raportin e komisionit shtohet më tej se Muçi ka bërë dhe riparim mobilje shtëpie 300 mijë lekë. Shtesë objekti në pallatin ekzistues 24 metra aktorë. Deklaruar për legalizim në vitin 2008. Tokë bujqësore 300 metra aktorë në Shkozë dhe një pasuri 110 mijë lekë. Po ashtu disponon dhe një tokë bujqësore 2 mijë metra katrorë në Stroskë, Pogradec.

Shtëpi banimi 78 metra në rrugën e Elbasanit blerë në 2016 75 mijë euro, 25 mijë euro kursime, 15 mijë euro borxh që i ka marrë nga shtetas.

Po KPK në relacionin e saj, shkruan se prokurori nuk ka deklaruar një ndërtesë në tokën 266 metra katrorë në Pogradec. Sipas KPK Besnik Muçi e ka përfituar në mënyrë të paligjshme këtë pasuri dhe e ka fshehur, godinën 99 metra katrorë në tokën në fjalë.

Burimi: Lapsi.al

OPINIONE