Vetingu, pse gjyqtarët janë kundër? Ja pikat që i cënojnë

Shoqatat e Gjyqtarëve e dërguan në Gjykatën Kushtetuese ligjin e Vettingut. Ata synojnë rrëzimin e disa neneve specifike të tre ligjeve, duke e detajuar në maksimum kërkesën e tyre dhe duke e vënë në vështirësi Gjykatën Kushtetuese.

Bëhet fjalë për nene në ligjin për “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ligji “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Një eksperti ndërkombëtar i tha agjencisë BIRN se “kërkesa cënon disa prej pjesëve më të rëndësishme të reformës duke përfshirë përpjekjen kundër korrupsionit në drejtësi, zbulimin e lidhjeve mes gjykatësve dhe krimit të organizuar, kontrollin e balancuar të gjyqësorit dhe rritjen e standardit të promovimit të gjykatësve”.

Shyqatat e gjyqtarëve synojnë që “komisionit të vetingut që ende pritet të ngrihet t’i heqë aftësinë për të vendosur mbi totalin e provave dhe kjo do e vështirësonte vetingun, të pengojnë përdorimin i informacionit që mund të vijë nga organizata të huaja, ose informacioni për lidhjet e familjarëve të gjykatësve me krimin e organizuar, apo edhe dëshmi të bëra në gjyqe të mëparshme”.

Sipas të njëjtit ekspert, i cili nuk nuk idenfitikohet, edhe dy ligjet e tjera e cënojnë thelbin e reformës. “Kërkohet të ndryshohen ligjet mbi qeverisjen e gjyqësorit për të ruajtur aty dominimin e gjykatësve siç është edhe sot me parimin: “gjykatësit kujdesen për gjykatësit”, është prehur ai.

Opozita e pranoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi kërkesën e saj për shpalljen e Vetting-ut si antikushtetues. Gjatë protestave në çadër kryetari i PD Lulzim Basha pati deklaruar se nuk do ta votonte Vettin-un pa u larguar Edi Rama nga qeveria dhe pa u ndryshuar 7 ligjet e paketës së reformës në drejtësi, të miratuara pa opozitën. Por pas marrëveshjes së tij me kryeministrin Edi Rama, marrëveshje që nuk është bërë ende publike, ai pranoi ta dërgonte opozitën në kuvend dhe të votonte pa kushte ngritjen e komisioneve ad-hoc për Vetting-un.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne