Shqiperia

Vetting-u toleron paratë e zeza policëve

Punonjësit e policisë që do t’i nënshtrohen Vetting-ut mund të deklarojnë deri në 1.5 milionë lekë  të ardhura të përfituara jashtë skemës së kontrollit tatimor.

Ky është një nga “lëshimet” ne ligjin që synon të pastrojë radhët e policisë nga efektivet e korruptuar.Të gjithë efektivet që kanë të ardhura të përfituara nga puna në të zezë apo nga aktivitete që nuk i justifikojnë dot ligjërisht, do t’u duhet të bejne një deklarim mbi burimin e kesaj shume, por nuk jane te detyruar ta dokumentojne, raporton Tv Klan.

Sindikatës së Policisë së Shtetit problem mbetet fakti se kanë mbetur vetëm dy javë nga përfundimi i afatit të vetëdeklarimit të punonjësve të policisë, por Ministria e Brendshme dhe qeveria nuk kanë nxjerrë aktet nënligjore përkatëse për funksionimin e ligjit.

Lidhur me këtë pretendim Ministria e Brendshme thotë se është nxjerrë udhëzimi që përcakton modalitetet e vlerësimit kalimtar per punonjesit qe kane dorezuar formularet, si dhe është dërguar në qeveri projekt vendimi për pagesën e anëtarëve të Komisioneve Vlerësuese.

OPINIONE