Shqiperia

Vettingu/ 1 miliard lekë pasuri, Kryetari i Gjykatës së Lartë: Jam shumë i qetë

Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori në fjalën e tij pas seancës së KPA deklaroi se vettingu me të vazhdon më shumë se një vit. Ai tha se nuk mund të gjykojë dot procesin e vettingut dhe se do i përmbahet ligjit.

“Sigurisht që unë jam shumë i qetë, sepse gjatë gjithë këtij procesi, jam përpjekur të bëj më të mirën që të paraqesë jo vetëm dokumentacionin, por t’iu përgjigjem pyetjeve. Kam paraqitur më shumë se 120 dokumente. Personalisht ndihem shumë i qetë në vetvete.

Duhet të presim që Kolegji i Apelimit të marrë në shqyrtim pretendimet e mia dhe Komisionerit Publik. Si unë si ju do të presim datën 26 për të marrë përgjigje. Unë theksova faktin se gjatë hetimit administrative, edhe gjatë gjykimit në seancë, dokumentet që janë kërkuar nga Komisioneri Publik unë i kam dhënë. Unë paraqita dokumentet dhe menjëherë më datë 10 korrik, dsia prej tyre janë cilësuar sikur s’kanë vlerë. Ata kanë vlerë, kanë vula, unë mendoj se duhet të merren në konsideratë. Ai që vendos është Komisioneri Publik”, tha ai.

Xhezair Zaganjori theksoi se nuk ndihet aspak në presion dhe se është dakord me synimin për të bërë një reformë tërësore gjyqësore.

“Detyra e Komisionerit Publik është të mbrojë interesin e publikut dhe në këtë mënyrë duhet të ngrejë probleme. Ajo që është dokument. Ka më shumë se 1 vit që jam në proces vettingu. Sigurisht që synohet të bëhet reformë dhe ne kemi për detyrë që të respektojmë këtë proces.

Unë nuk e ndjej veten në presion. Gjykata e Lartë nuk funksionon për shkak të proceseve që dihen. Unë do të rri në atë zyrë për sa kohë më lejohet me ligj. Për shkak edhe të funksionit që kam, unë jam munduar që të jem i qartë dhe i drejtpërdrejtë në përgjigjet që kam dhënë. Procesin nuk e vlerësoj dot unë.”, deklaroi Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë./albeu

OPINIONE