Vettingu i “ha kokën” prokurorit të Dajtit

Në atë gjykim i përfunduar pak ditë më parë, me një dënim final me 25 vite burg për Dajtin, prokurori Bajrami kërkoi lënien në fuqi të vendimit të burgimit të përjetshëm për Dajtin.

Por KPK vlerësoi se prokurori Bajrami ishte i papërshtatshëm për vijimin e detyrës. Në seancën dëgjimore të zhvilluar një të mërkurën, Bajrami u rivlerësua për të tre kriterët, ku për figurën dhe profesionalizimin u vlerësua pozitivisht. Komisioni konstatoi disa probleme vetëm për krierin e pasurisë, duke pretenduar deklarimin e pasaktë të prokurorit në lidhje me një shumë prej 1.5 milionë lekësh, raporton Abc News.

Kjo shumë, e përdorur si këst për blerjen e një apartamenti në një deklaratë ishte pohuar si kursime dhe fitime nga shitja e një apartameti të mëparshëm, ndërsa në një deklaratë si dhuratë nga baxhanaku biznesmen. Komisioni ngriti dyshime edhe për fshehjen e pronësisë së një automjeti “BMW”, që sipas dokuenteve të paraqitura i përkiste një prej kompanive të baxhanakut të tij.

Në përfundim të seancës të së mërkurës, prokurori Bajrami paralajmëroi se do t’i bënte rekurs vendimit të Apelit për Dajtin në Gjykatën e Lartë. Por në kushtet kur ai u shkarkua, ky rekurs mbetet në dorë të prokurorit të vetëm të mbetur në Apelin e Krimeve, Isa Jata, i emëruar aty në mbledhjen e 21 Janarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne