Vettingu, sot del para Komisionit të Pavarur të Kontrollit gjyqtari Fatmir Hoxha

Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese është gjyqtari i radhës që do t’i nënshtrohet procesit të vettingut. Ditën e sotme në orën 11:00 do të zhvillohet seanca dëgjimore.

Trupa gjykuese përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Alma Faskaj. Fatmir Hoxha është anëtari i 4 i Gjykatës Kushtetuese që përballet me procesin e vetingut pas Fatos Lulos, Vitore Tushës dhe Altina Xhoxhajt.

Zyrtarisht Gjykata Kushtetuese ka hyrë në kolaps pas vendimit të KPK për shkarkimin e anëtarës Altina Xhoxhaj.

Kuorumi prej anëtarësh është i pamjaftueshëm për zhvillimin e seancave gjyqësore dhe për shpalljen e vendimeve në Gjykatën Kushtetuese.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne