Vettingu/ Zaganjori drejt shkarkimit, dokumenti që rrëzon provat e reja

Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të vendosë në datën 17 korrik të këtij muaji për fatin e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Kryegjyqtari u konfirmua me mundim në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, në 24 korrik 2018. Në 6 gusht të 2018, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i kërkoi Komisionerit Publik të ankimonte vendimin e KPK, duke kërkuar shkarkimin e Zaganjorit nga detyra, me argumentin se ka shkelur rregullat dhe ligjet në fuqi në raport me pasurinë.

 

Komisioneri Publik, në bazë të rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Monitorimit shkarkimin të Zaganjorit, për shkak të pasaktësive në deklarimin e pasurisë, kontratave fiktive, mospagimin e taksave, mosjustifikimin e shpenzimeve me të ardhura të ligjshme etj. Gjatë shqyrtimit gjyqësor, Zaganjori ka paraqitur pranë Kolegjit të Apelimit 23 prova të reja, për justifikimin e pasurisë.

 

Shqiptarja.com publikon 23 provat e pretenduara nga Zaganjori si dhe një dokument të fundit të Komisionerit Publik, i cili i hedh poshtë të gjitha provat në fjalë të kryegjyqtarit, me argumentin se nuk sjellin asnjë fakt dhe rrethanë të re. Zaganjori ka depozituar pranë KPA si prova të re deklarata noteriale, kontrata sipërmarrjeje, fotografi objektesh, vërtetime pagesash etj. Por, sipas Komisionerit prapësimet e subjektit të rivlerësimit nuk rezulton të kenë ndryshuar asnjë rrethanë. Në këto kushte, Komisioneri i qëndron kërkesës për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Gjykatës së Lartë.

 

Rrëzimi i provave

 

Zaganjori ka paraqitur një deklaratë noteriale të 4 bashkëpronarëve lidhur me ndërtimin e një godine në vitin 1997. Në vlerësimin e Komisionerit Publik, kjo deklaratë noteriale e paraqitur nga subjekti gjatë kryerjes së procesit të rivlerësimit në Kolegj, nuk sjell ndonjë risi dhe nuk pasqyron ndonjë fakt/rrethanë juridike, që nuk ishte deklaruar më parë nga subjekti i rivlerësimit gjatë hetimit administrativ të Komisionit, fakte këto, të cilat Komisioneri Publik i ka shqyrtuar në ngritjen e këtij ankimi, duke i konsideruar të nivelit deklarativ. Për provën e dytë, kontratën e sipërmarrjes, Komisioneri çmon se Zaganjori nuk ka paraqitur asnjë provë, akt apo prezantuar ndonjë rrethanë të re juridike në lidhje me vlerën e paguar për ndërtimin e godinës, subjektet që kanë paguar për ndërtimin e godinës; mënyrën e pagesës së vlerës së punimeve; preventivë, fatura, situacione apo çdo lloj akti tjetër për të vërtetuar deklarimet. Për provën e tretë, kontratën me KESH, Komisioneri thotë se është një dokument i paraqitur edhe më parë nga subjekti i rivlerësimit gjatë hetimit administrativ të Komisionit.

 

Subjekti ka paraqitur 2 fotografi si provë të katërt, të cilat, në këndvështrim të Komisionerit Publik, janë fakte që nuk provojnë të kundërtën e shkaqeve të ankimit. Sa i takon provës pesë, Komisioneri thekon se dokumentacioni i paraqitur nga subjekti nuk provon shlyerjen e detyrimeve tatimore për gjithë periudhën 2005 dhe 2006, për të ardhurat e deklaruara në shumat 4,800.00 USD dhe 2,160.00 euro. Për vërtetimet e pagesës nga Instituti…/Gjermani (me vulë apostile) të paraqitura nga Zaganjori, Komisioneri thekson se nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion/provë mbi shpenzimet e jetesës për kohën, nivelin e kursimeve të realizuara nga këto të ardhura apo mënyrën e depozitimit të këtyre kursimeve në sistemin bankar.

 

Konkluzioni

 

Në përfundim të analizës së provave/akteve të paraqitura Zaganjori, Komisioneri Publik vlerëson se provat e paraqitura nga subjekti nuk pasqyrojnë ndonjë vlerë të shtuar lidhur me provueshmërinë e fakteve për të cilat është ngritur ankimi, pasi subjekti nuk ka mundur të provojë me vlerën e investimit të bërë në këtë objekt, mënyrën e pagesës, si dhe nuk ka provuar pagimin e detyrimeve tatimore për të ardhurat e realizuara nga qiraja për periudhën 1997-1998, periudhë në të cilën deklarohet se të ardhurat nga qiraja kanë shërbyer si burim krijimi të këtyre pasurive.

 

“Subjekti nuk ka provuar burimin e ligjshëm të kursimeve të deklaruara, të përdorura për krijimin e pasurive si më sipër analizuar (të dërguara nga Gjermania), si dhe lidhur me këto kursime të pretenduara, mbetet e paprovuar mënyra e dërgimit të tyre në Shqipëri, në përputhje me kërkesat e udhëzimit nr. 4095/2016, të Inspektorit të Përgjithshëm të ILDKPKI-së, lidhur me mënyrën e transferimit të vlerave monetare nga jashtë vendit”, thuhet në dokument.

 

Apartamenti në Durrës

 

Sipas Komisionerit Publik, vërtetohet se Zaganjori ka bërë deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm, dhe ka mungesë të burimeve të ligjshme për krijimin pasurisë apartament në plazh, Durrës, përderisa nuk konfirmohet tërheqja e shumës prej 16,000 USD nga llogaria bankare, sipas deklarimeve të vetë subjektit. Gjithashtu, Komisioneri Publik shprehet se Zaganjori nuk ka paraqitur asnjë provë/dokumentacion justifikues ligjor për të provuar kostot/shpenzimet e shkollimit dhe jetesës për periudhën 5-vjeçare, 2008-2013, në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Provat

 

Shqiptarja.com publikon 23 provat e pretenduara nga Zaganjori si dhe një dokument të Komisionerit Publik, i cili i hedh poshtë të gjitha provat në fjalë të kryegjyqtarit, me argumentin se nuk sjellin asnjë fakt dhe rrethanë të re.

 

Komisioneri Publik

 

Sipas Komisionerit Publik prapësimet e subjektit të rivlerësimit nuk rezulton të kenë ndryshuar asnjë rrethanë. Në këto kushte, Komisioneri i qëndron kërkesës për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Gjykatës së Lartë.

 

23 provat e pretenduara nga Zaganjori

 

1. Deklaratë noteriale të 4 bashkëpronarëve dhe bashkëshortëve të tyre, lidhur me ndërtimin dhe administrimin e godinës së ndërtuar së bashku në vitin 1997. Kontratë e sipërmarrjes, lidhur në gusht 1997.

 

2. Kontratë e sipërmarrjes, e njësuar me origjinalin nga noteri, për ndërtimin e banesës pesëkatëshe, Tiranë, mes palëve: Familjet…. të përfaqësuara nga znj… nga njëra anë, dhe firmës private… sh.p.k., me qendër Tiranë, përfaqësuar nga presidenti i saj z….

 

3. Kontratë e noterizuar ndërmjet subjektit të rivlerësimit me filialin elektrik,  dhjetor 1997, për furnizimin e apartamentit të tij në godinën e re me energji elektrike

 

4. Dy fotografi të noterizuara të vitit 1998 dhe 1999, të godinës dhe ballkonit.

 

5. Deklaratë e administratorit të shoqërisë… sh.p.k., për pagesën e tatimit në burim për qiratë e vitit 2005-2006.

 

6. Vërtetimet e pagesës nga Instituti…/Gjermani (me vulë apostile).

 

7. Vërtetim punësimi nga Fakulteti i Drejtësisë të UT-së, për periudhën 1981-1992 dhe 1999-2003.

 

8. Vërtetim pagese nga Fakulteti i Drejtësisë të UT-së për periudhën 1991-1992.

 

9. Vërtetim pagese nga Fakulteti i Drejtësisë të UT-së për periudhën 2009.

 

10. Vërtetim pagese nga Shkolla e Magjistraturës për periudhën 2000-2002.

 

11. Vërtetim page nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për vitet 1992-1997.

 

12. Lëvizjet e llogarisë pranë … Bank.

 

13. Vërtetim nga ISSH-ja për bashkëshorten.

 

14. Vërtetim punësimi për bashkëshorten në vitet 1989-1992.

burimi:/dosja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne