VIDEO/ Aksident fatal me helikopter, shuhet legjenda e basketbollit amerikan, zbardhen detajet

Kobe Bryant, ish basketbollisti i famshëm i NBA dhe Los Angeles Lakers, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare si pasoj e një aksidenti me helikopter. Sipas mediave amerikane, Kobe ishte në bordin e një helikopteri privat me të paktën tre persona të tjerë, plus pilotin. Të gjithë pasagjerët së bashku me legjendën e NBA kanë ndërruar jetë pas përplasjes fatale në tokë. Helikopteri mori flakë menjëherë pas përplasjes në tokë duke e bërë të pamundur shpëtimin e tyre.

Ky aksident i rëndë ka ndodhur në Kaliforni, në një konte të Lor Angeles. Fatmirësish në bordin e helikopterit nuk ndodhej asnjë familjarë tjetër i Kobe Bryant. Ish legjenda e NBA lë pas bashkëshorten dhe katër vajzat e tij Gianna, Natalia, Bianca dhe Capir por mbi të gjitha lë pas një karrierë fantastike që e shndërruan në lojtarin më të famshëm të gjithë kohërave në basketbollin amerikan dhe botëror. Në karrierën e tij brilante, Kobe Bryant ka fituar 5 tituj kampion në NBA dhe ka qenë 18 nga 20 vitet karrierë pjesë e All Star në NBA./balkanweb/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne