VIDEO/ Aksident i frikshëm në Vlorë, makina fluturon si nëpër filma

Janë pamjet e një aksidenti të frikshëm në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur të dielën, por ABC News siguroi videon nga një kamer sigurie. Katër makina u përfshinë në ngjarje, dhe një person u plagos rëndë. Siç shikoni dhe nga pamjet, aksidenti ndodhi në një prej rrethrrotullimeve në rrugën transballkanike. BMV- ja e zezë me shpejtësi të madhe goditi tri makina të tjera, një Renault dhe dy Benz-a. Në këtë moment në trotuar ishte duke kaluar dhe një grua, së cilës makina i kaloi sipër, por për fat shpëtoi. Fillimisht BMV u përplas me bordurën dhe doli nga rruga. Ajo fluturoi sipër makinave të parkuara dhe përfundoi e përmbysur. Drejtuesi u dëmtua keq, por është jashtë rrezikut për jetën. /abcnews

https://youtu.be/5Z864v7HOuc

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne