Rajoni

VIDEO/ Albin Kurti kundër Hashim Thaçit: E mori karrigen e Presidentit me vete para Prokurorisë Speciale, Hoti vegël e tij

Kreu i Vetëvendosjes në Kosovë, Albin Kurti ka sulmuar Hashim Thaçin për faktin që shkoi si President para Prokurorisë Speciale në Hagë.

Thaçi është duke u intervistuar para Prokurorisë në Hagë për aktakuzën e ngritur për krime lufte në ’99, por Kurti e akuzon atë për karrigen e Presidentit.

Për më tepër Kurti thotë se kryeministri aktual Avdullah Hoti është vetëm një vegël e tij.

‘’Në bazë të nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjendjen e jashtëzakonshme e shpall presidenti, dekreti i të cilit duhet të marrë pëlqimin në Kuvend. Pse kjo qeveri na kërcënon me shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme? Çfarë pune ka ajo me këtë shpallje? Vetëm një shpjegim e ka kjo: kryeministri koti është zëdhënës i presidencës, vegël e Thaçit, e i cili karrigen e presidentit të Republikës e mori me vete para prokurorisë speciale në Hagë.’’- shkruan Kurti në reagimin e tij.

/tpz

OPINIONE

INTERVISTA