Shqiperia

VIDEO/ Anëtari i KLP ‘harron’ zgjedhjen e kreut të SPAK, kapet gjatë mbledhjes duke parë emisione gatimi

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ditën e djeshme ka zhvilluar intervistat me kandidatët për kreun e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK), ku tre prokurorët kanë treguar vizionin e tyre se si do drejtojnë këtë institucion.

Gjatë mbledhjes, kamerat kanë kapur një moment të pazakontë, ku anëtari i KLP-së, Alfred Balla, i cili më parë ka qenë edhe nënkryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duket se nuk e ka mendjen tek mbledhja.

Me laptopin e tij në duar, Balla është i fokusuar tek emisioni i gatimit që po transmetohej në livestream në internet. Për disa sekonda kamera ka fokusuar Alfred Ballën dhe kompjuteri i tij nuk është hequr nga emisioni i gatimit.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka intervistuar dje tre kandidatët për kreun e SPAK.

KLP kërkoi nga kandidatët, Dumani, Kraja e Kondili që të tregonin vizionin e tyre për drejtimin e këtij institucioni të ri.

Të tre kandidatët janë shprehur se do punonojnë me integritet dhe do kthejnë besimin e publikut tek drejtësia. KLP nesër do shpall dhe fituesin.

/tpz