VIDEO/ Banorët e Topojës në Fier dalin në protestë: Jemi në mëshirë të fatit, qeveria na genjen

Kryetari i Partisë Demokratë për Fierin Luan Baçi ka ndarë në faqen e tij në facebook problematiken dhe hallin e madh të banorëve te njësisë vendore Topojë.

Banorët e kësaj Njesie Vendore Topojë në Fier protestuan sot pasi thonë se janë lënë në harresë nga shteti. Ata thonë se nuk kanë asnjë ndihmë nga shteti dhe si fermerë nuk trajtohen as me ndihmë ekonomike.

Banorët që jetojnë me bujqësi thonë se nuk kanë mundësi as të shesin dhe as të punojnë për prodhimet e stinës për shkak të situatës. Ata apeluan për vëmendje nga qeveria pasi janë në vështirësi dhe kërkuan që të përfshihen në paketat e ndihmës sepse nuk kanë marrë asgjë deri tani. Banorët thanë se janë në vështirësi ekononomike por edhe në pamundësi për të dalë në treg me produktet e tyre dhe për pasojë nuk kanë asnjë të ardhur.

Duke parë situatën e këtyre banorëve kreu i PD Fier, Luan Baçi në reagimin e tij është shprehur se “Banoret e Njësisë Vendore Topojë në Fier të revoltuar dhe të lodhur nga gënjeshtrat e Ramës dhe qeverisë së tij, pa pune të izoluar, pa ndihma të mashtruar, pa shpresë të gënjyer, sot ata kane vetëm një thirrje, Rama ik”.

/syri

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne