Video/ BBC ironizon atletet e Ramës në samitin e rëndësishëm: Duket se ka harruar këpucët

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, në kuadër të një Samiti për Ballkanit Perëndimor; një iniciative të nisur nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel 5 vite më parë.

Pavarësisht se është një ngjarje e rëndësishme, ku tema kryesore është promovimi i stabilitetit ekonomik, sigurisë dhe bashkëpunimit politik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryeministri Rama u shfaq i veshur me atlete të bardha gjatë takimeve me homologun grek, Aleksis Tripras dhe në foton zyrtare të eventit.

Veshja e kryeministrit ka tërhequr edhe vëmendjen e BBC, e cila në një postim në ‘Twiter’, ironizon duke shkruar: ‘Duket se dikush nuk ka marrë këpucët’.

Më heret, edhe gazeta serbe “Blic”, raportoi për veshjen e kryeministrit Rama me atlete të bardha, duke shtuar se për këtë lloj veshje të do të flasë e gjithë bota.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne