Video/ Dalin pamjet e sulmit të tmerrshëm me 23 viktima në Meksikë

Mediet e huaja kanë publikuar pamjet e sulmit të tmerrshëm të shënuar mbrëmjen e kaluar në një kafene të Meksikës, që la të vdekur 23 persona.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=4imyqm96aV4]

Sulmuesit dogjën ambientet, duke vrarë tetë gra dhe 15 burra. Zyra e prokurorit të shtetit meksikan Verakrus tha se zjarri mund të jetë shkaktuar nga bombat ndezëse.

Sulmi ndodhi pothuajse saktësisht tetë vjet pasi 52 njerëz u vranë në një zjarr të shkaktuar në një kazino në Monterey.

Zjarri ishte shkaktuar nga anëtarët e kartelit të drogës Zetas për të detyruar pronarët e kazinosë që t’u paguanin atyre /ballkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne