VIDEO-DETAJE/ Ekzekutimi mafioz i biznesmenit të kafesë në Vlorë, i vëllai kishte vrarë një vajzë 10 vite më parë

Vasil Dervishaj ndodhej në makinen e tij kur u qëllua me breshëri kallashnikovi në lagjen “Pavarësia” të Vlores nga persona ende të paidentifikuar mbrëmjen e së hënës. Me plagë në trup ka arritur 29 vjecari të dalë nga mjeti tip Ford me targa italiane. Por atentatorët nuk ikën pa u siguruar se ai kishte vdekur. Ndaj njeri prej tyre dyshohet se e ka qëlluar sërish me pistoletë në kokë dhe për pasoje biznesmeni i kafesë ndërroi jetë.

Me pas autorët mendohet të jenë larguar me një mjet tip Benz nga vendi i krimit, duke përfituar nga errësira dhe rruga e pandriçuar në atë zonë. Rreth 30 metra larg nga aty është gjetur një arme tip automatik. Nuk dihet ende kujt i përket kjo armë.

Policia ka ngritur grupe kontrolli për të arrestuar vrasesit. Blutë e Vlorës shoqëruan banorët dhe të afërm të viktimes për t’i marrë në pyetje. Një nga pistat e hetimit është ndonjë hasmëri apo pazare droge.

Dervishaj rezulton i dënuar më herët për trafik droge dhe dyshohet se i ka njohur edhe autorët. Mësohet se vëllai i viktimës Derlin Dervishaj është arrestuar në vitin 2008 pasi kishte vrarë një vajzë të ashtëquajtur “Stela” në 2005. Autori ka pranuar krimin dhe është dënuar me 8 vite dhe 4 muaj burg.

Në këtë lagje Pavarësia të Vlorës Vasil Dervishaj ka dhe shtëpinë. Viktima është babai i një fëmije të mitur.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne