VIDEO/ Dy zyrtarët e PD sherr me grushta me qytetarin që i shante para kuvendit

Kamera e Report TV ka fiksuar momentin e një icidenti ku janë përfshirë dy zyrtarë të lartë të PD dhe një qytetar. Ish-deputeti PD, Fatbardh Kadillidhe ish-zv/ministri Enno Bozdo rreth orës 15:00 të kësaj të enjte, kanë qenë duke ecur në rrugën e njohur si Pedonalja në afërsi të Kuvendit. Pamjet e sherrit mund t’i shihni në videon më poshtë:

Për këtë ngjarje Report TV kontaktoi Z. Kadilli i cili dha këtë shpjegim: “Isha me Z. Bozdo duke ecur në rrugë kur papritur një qytetar nisi të ulërasë duke na ofenduar me fjalët: Ju deputetët që na pitë gjakun……..e fyerje të tjera shumë të rënda”. 

I shpjeguam, thotë Kadilli, se nuk jam më deputet. Megjithatë, sqaron Kadilli, agresiviteti i tij sa vinte e shtohej kundrejt nesh. “Madje fjalori i tij ishte shumë banal. Isha i detyruar të reagoja në atë formë, dhe cilido person që do të ishte në pozicionin tim përballë lumit të ofendimeve, do bënte të njëjtën gjë”, tha Fatbardh Kadilli.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne