Shqiperia

VIDEO e dhimbshme/ Momenti kur një e mitur dhe një grua nxirren pajetë në Thumanë

Trupat e një fëmijë dhe një gruaje janë nxjerrë pak më parë nga rrënojat e një banese në Thumanë.

Gjatë transmetimit LIVE që Abc News e vijon prej orëve të para të ditës së sotme, gazetari Andi Qosja konfirmoi se menjëherë pas nxjerrjes së trupave atyre iu është dhënë ndihma e parë, por ka qenë e kotë.

‘Të gjithë po punonin me shpresë, por tani janë të dëshpëruar pasi nxorën trupat e pajetë’, raporton gazetari Qosja.

Deri më tani janë konfirmuar nëntë viktima nga tërmeti i sotëm, ndërsa persona të tjerë gjenden nën rrënoja.

Nxjerrja e dy trupave të tjerë e ka rënduar bilancin.