Video/ Gurë, vezë e domate, si e pritën kombëtaren e Brazilit pas humbjes me Belgjikën

Gurë, vezë, domate… Kështu u prit në atdhe autobusi i kombëtares së Brazilit, pas kthimit nga Moska, për shkak të eliminimit në çerekfinale përballë Belgjikës në kampionatin botëror të futbollit.

Siç duket edhe nga video, tifozët e kanë shprehur zhgënjimin nga skuadra e tyre e zemrës duke e goditur me vezë, gurë e domate.

Humbja e Brazilit ka zhgënjyer shumë tifozë edhe në Shqipëri të cilët nuk janë edhe të pakët.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne