(VIDEO) Hapet me forcë dera e Bashkisë së Përrenjasit, kryebashkiaku i ri futet në zyrë: Nga e hëna jam unë…

Kryetari i ri i Bashkisë së Përrenjasit, Nuri Belba, sapo ka depërtuar me forcë në ambientet e njësisë vendore, pas përfundimit të orarit zyrtar të punës.

Mësohet se Belba është futur në zyrën e kryebashkiakut, pasi është larguar parardhësja e tij Miranda Rira, përfaqësuesja e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Më herët ditën e sotme, Rira ka deklaruar se nuk do ta lirojë zyrën dhe se do të vazhdojë punën në shërbim të qytetarëve, duke respektuar dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili çdekretoi 30 qershorin si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Sikurse mund të shihet edhe në materialin filmik të bashkëngjitur, dera e Bashkisë është hapur me forcë, me mjete rrethanore (kaçavida apo te tjera sende të forta) nga simpatizantë të Partisë Socialiste.

Ndër të tjera, gjatë fjalës së mbajtur para elektoratit socialist, Belba është shprehur se “nga e hëna e në vijim do të jetë ai në krye të Bashkisë dhe të të gjithë menaxhimit të punës në Përrenjas”.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=ywjN05dh-zs?feature=oembed]/lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne