VIDEO/ “I gënjeu shqiptarët se rruga nuk është zhvillim”, PD: Në 7 vjet ndërtoi vetëm 22 km. Rama, prova njerëzore e gënjeshtrës për mbijetesë

Partia Demokratike deklaron bilanci i vetëm i qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama është 22 km rrugë në 7 vite.

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku publikon deklaratat e kryeministrit teksa shkruan se Rama është prova njerëzore e gënjeshtrës për mbijetesë.

Tabaku Fb

“I gënjeu shqiptarët se rruga nuk është zhvillim. Pastaj, se nuk kishte rrugë të ndërtuara. Në fund të rrugës së tij u thotë shqiptarëve se po ndërton rrugë. Cilët rrugë? Ato të nisura përpara vitit 2013 atëherë kur i sulmonte. Bilanci i tij: vetëm 22 km rrugë në 7 vite!

Rama është prova njerëzore e gënjeshtrës për mbijetesë. Çdo ditë që qëndron, më shumë dëm i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve”, shkruan Tabaku./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne