VIDEO/ I qetë dhe pa avokat, del para gjykatës vrasësi i biznesmenit Niko Goro, ja çfarë thotë në sallë

Ka nisur masa e arrestit ndaj 53-vjeçarit Kliti Leka, i arrestuar si autori i vrasjes së biznesmenit Niko Goro, mëngjesin e të shtunës, në Himarë.

Gazetari Enrik Mehmeti sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje brenda sallës së gjyqit, ku autori i ekzekutimit të biznesmenit me breshëri plumbash shfaqet i qetë dhe me të njëjtat rroba, si ditën e ngjarjes kriminale. Siç raporton gazetari Mehmeti për “BalkanWeb”, Leka ka zgjedhur të shkojë në gjyq pa avokat, ndërsa shteti i ka caktuar avokatin Genci Pulaj.
https://youtu.be/_OA1emGF-TU
Përgjatë gjithë kohës, autori i vrasjes ka qëndruar i ftohtë, ndërsa gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se kishte 12 vite shkollë, i larguar në emigrim që në vitin 1990, ndërsa me profesion ishte radiolog.

Masa po jepet me dyer të mbyllura, ndërsa gjyqtar është Arqile Basho dhe prokuror Arjan Xhaferri./Bw

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne