VIDEO/Ja kush është pronari i fabrikës së riciklimit që u shkrumbua në Kashar

Kompania që u përfshi nga flakët dhe u dogj sot në zonën e Kasharit është në pronësi të Vullnet Hakës. Ai është kryetar i Shoqatës së Ricikluesve në Shqipëri. Haka është një personazh i njohur, pasi rreth dy vite më parë ka lobuar fuqishëm që të miratohej ligji për importin e mbetjeve në Shqipëri për t’u ricikluar.

E ndërsa lobonte për importin e mbetjeve, nga ana tjetër fabrika e tij nuk respektonte kushtet e sigurisë dhe kriteret e vendosura për riciklim, shkruan shqiptarja.com. Para një viti kompania e tij ‘Everest’ u përfshi nga flakët, ndërsa u gjobit për mos respektim të kushteve të sigurisë. Edhe sot, drejtori i zjarrfikëses së Tiranës deklaroi se nuk funksionoi sistemi i alarmit të zjarrit dhe se nuk u lajmëruan nga biznesi, por nga banorët për zjarrin.

Gjithashtu banorët e zonës në Kashar deklarojnë për Report Tv se janë ankuar disa herë për ndotjen që shkaktonin mbetjet në fabrikën e riciklimit, që u dogj sot. Por, pavarësisht ankesave ata deklarojnë se nuk është marrë asnjë masë.  Pak kohë më parë edhe Eljan Tanini, anëtar i Shoqërisë Civile denoncoi se industria e riciklimit ‘Everest’ funksionon jashtë parametrave.

Kompania që u përfshi nga flakët dhe u dogj sot në zonën e Kasharit është në pronësi të Vullnet Hakës. Ai është kryetar i Shoqatës së Ricikluesve në Shqipëri. Haka është një personazh i njohur, pasi rreth dy vite më parë ka lobuar fuqishëm që të miratohej ligji për importin e mbetjeve në Shqipëri për t’u ricikluar.

E ndërsa lobonte për importin e mbetjeve, nga ana tjetër fabrika e tij nuk respektonte kushtet e sigurisë dhe kriteret e vendosura për riciklim. Para një viti kompania e tij ‘Everest’ u përfshi nga flakët, ndërsa u gjobit për mos respektim të kushteve të sigurisë. Edhe sot, drejtori i zjarrfikëses së Tiranës deklaroi se nuk funksionoi sistemi i alarmit të zjarrit dhe se nuk u lajmëruan nga biznesi, por nga banorët për zjarrin.

Gjithashtu banorët e zonës në Kashar deklarojnë për Report Tv se janë ankuar disa herë për ndotjen që shkaktonin mbetjet në fabrikën e riciklimit, që u dogj sot. Por, pavarësisht ankesave ata deklarojnë se nuk është marrë asnjë masë.  Pak kohë më parë edhe Eljan Tanini, anëtar i Shoqërisë Civile denoncoi se industria e riciklimit ‘Everest’ funksionon jashtë parametrave.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne