Video/ Koncensionari mbyll portën e Portit në Sarandë, lë jashtë edhe drejtorin e Ramës

Pak ditë më parë, në media u publikua një dokument i firmosur nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, që njoftonte pezullimin e kontratës së koncensionarit që ka marrë me koncension Portin e Limjonit në Sarandë. Shkresa njoftonte nisjen e një auditi dhe deri në përfundimin e tij, kontrata do të ishte e pezulluar. Shkak për këtë vendim është bërë vendosja e një takse nga ana e koncensionarit për mjetet lundruese që furnizohen me karburat çka solli edhe reagimin e operatorëve.

Por duket se edhe pas vendimit të ministrit Ahmetaj situata vijon ët jetë po e njëjtë. Ditën e sotme, koncensionari ka bllokuar portën e portit duke mos lejuar hyrjen në të.

Video është publikuar nga ‘Saranda web’ ndërsa ka ndërdyrë edhe shefi i Sigurisë së portit për zgjidhjen e situatës. Në video shfaqet edhe Auron tare, drejtori i Agjencisë së Bregdetit i cili mesa duket nuk ka mundur të hyjë dot në ambientet e Portit dhe një moment kërkon shpjegime nga ana e shefit të sigurisë së Portit.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne