Video/ ‘Luftë’ në Rrugën e Kombit, policia i përgjigjet me shkopa gome gurëve të protestuesve

Ka degjeneruar në dhunë protesta e qytetarëve dhe bizneseve kundër taksës së Rrugës së Kombit.

Qindra qytetarë kanë bllokuar sot këtë rrugë, në shenjë proteste kundër taksës së re të vendosur nga kompania koncesionare.

Protestuesit, nga Kukësi por edhe nga Kosova kanë qëlluar me gurë mbi efektivët e policisë, ndërsa policia është përgjigjur me shkopinj gome e dhunë.

Policia po përpiqet të mbajë larg nga objekti ku ndodhen aparaturat e kompanisë ku paguhet bileta. Efektivët kanë krijuar një kordon policie për të ndalur protestuesit që qëllojnë me gurë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne