VIDEO/ “Më ço te mami, dua të shoh mamin”! Britmat rrëqethëse të vajzës kur mëson për vrasjen e të ëmës në Durrës

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i tmerrshëm, i ndodhur sot në Durrës, ku burri vrau me levë hekuri bashkëshorten e tij, brenda dyqanit të metrazheve.

Balkan Web ka publikuar pamje rrëqethëse nga vendi i krimit, ku shihet vajza e viktimës, që kërkon të ëmën, ndërsa qan e bërtet me zë të lartë.

Ndërkohë, viktimë ka mbetur 59-vjeçarja Hajdije Tosuni, e cila është vrarë nga bashkëshorti Ruzhdi Tosuni, pas një debati të ashpër brenda biznesit të tyre.
/balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne