VIDEO/ Me fëmijët në krah iu dalin para fadromave, përplasje të forta mes banorëve dhe IKMT-së: Kaloni mbi trupat tanë

Përplasje të forta mes IKMT-së dhe banorëve janë duke ndodhur në këto momente në qytetin e Vlorës, për shkak të prishjes të disa objekteve në zonën e Radhimës.

Banorët kanë dalë me fëmijët në krah përpara fadromave të IKMT-së, ndërsa pretendojnë se i kanë objektet me leje, dhe nuk iu është dhënë asnjë sqarim lidhur me projektin e Bashkisë.

Një prej banoreve u shpreh për Fax News se ajo do të qëndrojë përpara fadromave të IKMT-së, pasi kjo është e vetmja mundësi që ajo të ushqejë katër fëmijët e saj.

“Po talleni me bukën tonë me fëmijët tanë, pse na trajtojnë si kafshë dhe nuk vjen asnjë njeri që të na sqarojë, nuk jemi as rrugeçër dhe as kriminelë. Pse nuk na e sjellin projektin këtu që ta shohim, kemi nga 30 vite këtu”, shprehen banorët./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne