VIDEO/ “Më goditi polici me shqelm në bark”, tensionohet situata mes banorëve dhe efektivëve, disa shoqërohen në polici

Ka pasur përplasje midis policisë dhe banorëve në zonën “Dhimitër Shuteriqi”, pasi për shkak të ndërtimit të një rruge nëzonë, kërkohet të prishen disa banesa. Mësohet se për shkak të situatës së tensinuar një gruaje i ka rënë të fikët. Ndërkohë që sipas një zonje ajo rrëfen se është goditur me shqelm në bark: Më goditi polici me shqelm në bark.

“Janë mbledhur të gjithë kriminelat të na vrasin, Do të na nxjerrin në rrugë të madhe. Na kanë thënë se: Prishini shtëpiat deri në aksin e rrugës. Lironi nëse keni territor të lirë. Jo të prishësh shtëpiat. Përdorën dhunë ndaj grave. Qeveri hajdute.”- shprehen të indinjuar banorët.

Disa nga banorët janë shoqëruar në polici, kjo pas kanë kundërshtuar efektivët e policisë dhe punonjësit e IMT-së. Mësohet se dje u është dhënë urdhër 2 familjeve që nga ndërtimi i rrugës do u shembet gjysma e banesës, ndërsa sot, u kanë shkuar makineritë të shoqëruara me policë ku kanë marrë një urdhër të dytë që të lirojnë shtëpitë brenda ditës së sotme pasi do u shembet e gjithë shtëpia. Pa kurrfarë dëmshpërblimi, pa kurrfarë lajmërimi. Në total janë prekur 5 shtëpi deri tani.

Banorët thonë se kanë dy ditë që i dërgojnë mesazhe Pandeli Majkos dhe Erion Veliajt po nuk kanë marrë asnjë përgjigje në këmbim.

“Të na vrasin të gjithë brenda. Kemi dy ditë që iu dërgojmë mesazhe Erion Veliajt dhe Pandeli Majkos, pse nuk vjen deputeti i zonës”, shprehen qytetarët.

Banorët këmbëngulin se projekti është devijuar, dhe se rruga është e gjerë mjaftueshëm, në zbatim të planit rregullues.

Banorëve iu është vënë dhe nga një gjobë prej 5 milionë lekësh të vjetra për shkak se ishin vonuar në heqjen e inerteve.

“Duan të favorizojnë mafien e ndërtimit”, shprehet një tjetër prej banorëve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne