Një shpërthim i fortë është regjistruar pasditen e sotme në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.
Shpërthimi masiv të martën tronditi disa pjesë të kryeqytetit, duke dërguar shtëllunga të mëdha tymi në qiell.
Raportet fillestare sugjerojnë se shpërthimi ndodhi në zonën e portit të Bejrutit që përmbante depo.
“Forca e shpërthimit ishte masive,” tha Zeina Khodr e Al Jazeera, duke raportuar nga Beirut. “Ka panik në rrugë, panik kudo”.
Burimi i shpërthimit ishte një zjarr i madh në një depo për fishekzjarret afër portit në Bejrut, njoftoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve e drejtuar nga shteti.
Mediat lokale raportuan se shumë njerëz ishin plagosur në incident./TPZ