VIDEO/ Përplasje në KZAZ-në e Dibrës, policia shpërndan turmën me gaz lotsjellës

Sërish tension pranë KZAZ-ve në veri të vendit. Protestues të shumtë kanë tentuar të futen në KZAZ-në nr. 19 në Dibër e cila ndodhet në palestrën e shkollës së mesme “Nazmi Rushiti”.

Protestuesit kanë sulmuar efektivët e policisë e cila ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Tensione të forta mes policisë dhe protestuesve janë shënuar edhe në KZAZ-të e Burrelit, Klosit e Bulqizës ndërsa në Vaun e Dejës materialet zgjedhore u dogjën mbrëmjen e së enjtes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne