VIDEO/ Protestë kundër maskave para kryeministrisë, policia shoqëron 3 të rinj në Bulevard

Protestë kundër për mbajtjes së maskave para Kryeministrisë. Rreth 50 persona janë mbledhur për të protestuar kundër vendimit të qeverisë për vendosjen e maskave dhe në ambientet e jashtme. Ndërkohë policia ka shoqëruar 3 të rinj. Protestuesit kanë paralajmëruar se do të djegin një numër maskash në mënyrë demonstrative për të treguar kundërshtimin e tyre.

“Për t’i thënë ‘jo’ diktaturës së maskave, për ti çjerrë maskat sistemit globalist që na sundon”, tha një prej protestuesve.

Ndërsa një tjetër e cilësoi shkelje kushtetuese dhe vendimin e kryeministrit arbitrar.

“Ia vlen të protestosh dhe i vetëm kundër një ligji të padrejtë që nxjerr me akt normativ kryeministri. Kundër shkeljes kushtetuese, është një nen i veçantë mbi liritë dhe të drejtat e njeriut. Kryeministri nxjerr vendime arbitrare”, deklaroi ai./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne