Bota

VIDEO/ Protestuesit tentojnë të qëllojnë presidentin Macron me të shoqen në teatër

Një grup prej mbi 30 protestuesish tentuan që të hynin me forcë brenda një teatri në Paris, ku ndodhej presidenti francez, Emmanuel Macron me të shoqen e tij, Brigitte, duke parë një shfaqje.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në teatrin historik Bouffes du Nord, i cili ndodhet pranë stacionit hekurudhor Eurostar.

Mediat e huaja raportojnë se forcat e policisë u detyruan të evakuojnë presidentin Macron.

Ka qenë një aktivist politik i cili ndodhej brenda teatrit dhe iu bëri thirrje protestuesve të hyjnë brenda.

22-vjeçari, Taha Bouhafa, i cili ishte ulur prapa presidentit, shpërndau një video në Twitter ku shihej presidenti Macron në teatër.

Ai shkroi:

“Ndodhem në teatrin Bouffes du Nord, tre rreshta pas presidentit të Republikës. Iu bëj thirrje të gjithë protestuesve që të hyjnë. Diçka po ngrihet… mbrëmja mund të jetë e egër.”

I riu besohet se është arrestuar nga autoritetet franceze, ndërsa forcat e sigurisë rrethuan çiftin presidencial francez dhe i zhvendosën në një vend të sigurtë.

Burime nga Presidenca bënë me dije se Macron u rikthye sërish në Teatër pasi gjendja u vu nën kontroll nga forcat e sigurisë./Tpz

OPINIONE